Liria-Eqerem Canaj


Poezi

Liria”

braktisur oqeanin

peshku i akuariumit,

ardhur ne shtepine time _

shtepia e vjeter buze lumit :

rrahin guret valet e egra,

si trokashke mulliri rrahin _

gjeth i peshkut te verdhe:

flegrat e zemerimit…

ngrihem naten i shashtisur

prane zemrakut qe s’e ze gjumi:

veshtrojme njeri – tjetrin ne sy,

ai veshtron mua _

une lumin qe s’fle :

trokashka e mullirit s’ben qetesi

nga dritarja yjet veshtronin,

thelle oqeanit peshqit glonin.

castit krize ne vetmi

akuariumin grushtova:

uji derdhur mbi shtroje,

i zhburgosuri vdekur rri…

ulerine lumi poshte kembeve_

ulerine me oii :

vdiq peshku i verdhe _

peshku qe enderronte liri.

vitet vdekur fill kujtova…

me te zezen nate,

dot s’bera dashuri

nga dritarja yjet veshtronin,

thelle oqeanit peshqit glonin.