-Liria….
Liria mban gjëra të vogla:
shëtitjen e gjatë,
daljen në pazar,
një poezi o një romanzë,
shikimin e yjeve kur bëhet natë
xixëllonjat e para kur dalin ndajnatë..
Liria përbëhet nga gjëra të mëdhaja:
nga ëndërrat që gurgullojnë e nuk shteren kurrë,
nga shpirti që endet skajet e saj për të zbuluar,
nga familja :fëmijë ,grua e burrë.
Liria mban brenda gjëra të thjeshta:
buzëqeshje shpirti që vesh një fytyrë,
s’ka rroba të shtrenjta pasuri e makina,
s’pyet për bankete ,llukse e doktrinë.
Liria është e drejta e fjalës,
pa cenuar hapësira, shpirtra e paqe
lirinë e vesh si kostum fëmija
e ngadalë bota ja shqyen pa shkaqe…
Liria nga inconscio thërret e trishtuar
kur viset e saj i shikon cenuar
kur bota përreth e gjithë “zbukuruar”
me ballo maskash jeton harbuar!
Liria
Ah liria mos na mungoftë kurrë
Qofsh edhe mbret
Pa të nuk je burrë———–
