Liria e fjalës?Tomi Buzi


Liria e fjalës ?

konstelacion gërmash, pasthirmash,

të një bote të plakur,

Endur si pergamena perandorësh në mesjetën e errët..

Sotë lexohen me zë të lartë mbi lirin e përgjakur..

Lidhur fort pas ‘qafës’ si kuajt , që komandohen nga frerët !

Liria e fjalës ..?!

Konstelacion i gërmave të skrupullosura

në fjalëkryqe pa udhë..

Endur si beduinët shkretëtirave të shpirtrave të ndukur ,

Sotë ndiqen skutave ,nga ‘ hijet ‘ e një bote kërpudhë ..

Që pret e heshtur , pasthirmat vrastare , në një ‘s’kenë’ të bukur !

Liria e fjalës..?!

Konstelacion kërmash, mbetur që përtej shekullit tonë ,

Mishëruar nga ” dishepujt ” e fjalës të një perandorie gjaku ,

Sot trumbetohen si suvenire të një kohe që kërkonë ..

Të ringjallet ,duke endur pasthirma tmerri, pranë çdo pragu !

Liria e fjalës ?!

Konstelacion gërmash, pasthirmash të një bote që po vdes ,

Endur si ‘ epitafe ‘ prej epshit erruptiv në kronika e televizione

Duke trumbetuar dilentantizmin si shënjt që kërkon avdes ..

Për të ‘ gjetur ‘ konstelacionin e fjalëve ,

që ngrenë përmendore !

Liria e fjalës..?

Është ‘ aty ‘, pran ‘ teje , pran ‘ meje ‘ pran udhëkryqit të historisë ..

Mbetur si jetime ,me epitafin mbi kryet e ç’do gërme

Mbështjellë fortë me cimostrën e djepit të krenarisë ..

Që përkundet ngadalë ,me duart e përgjakura, të ç’do nëne !

Liria e fjalës ..?!

Është aty , pran ‘ teje ‘, pran ‘ meje ‘..

e përdhosur, e baltosur ,e përgjakur ..

Aty , duke pritur fundin tragjik ,

të një bote të plakur !