Lirika maji-Përparim Hysi


Përparim Hysi

Lirika maji
   (cikël me poezi)
Nga Përparim   Hysi

1.Ndjenjat dhe mendimet

Ndjenjat dhe mendimet m’u ndezën flakë
NJë vetëtimë gëzimi ra mbi zemrën time
Nga i moshuar që jam,u ktheva çunak
M’u shfaq një mike e rinisë sime.

Do të thoni ju:- Po si është e mundur,
Të të ndizen ndjenjat në këtë moshë të vonë?
Ah,sikur ta njihnit sa ishte e bukur.
Imazhi i saj dhe tash më turbullon.

Dhe për një çast u bëra i lumtur
Se qe si një dremitje që të lëbyrë sytë
Ah,se ç’më bëre, o imazh i bukur!
Në këtë moshë të vonë “mu mbytën gjemitë”.
2.Ikën mendimet

Mendime tokësore ikën nga unë,
Se tani unë jam në një planet tjetër
Sot nuk ka më  të lumtur (më ka zënë me shkumë)
Erdhi,o miq, mikja ime e vjetër.

Ndaj me të mora arratinë
Dhe kot më kërkoni rreth e qark
Kur kam me vete dashurinë
Unë të marrë në vetull gjak

Ashtu si ANTEU kur prekte tokën
Dhe bëhej dy herë më i fortë
Unë mu tek gjiri i mikes kam vënë kokën
Dhe mos më kërkoni mbi tokë.

3. U rrite Cigane!
U rrite.u rrite,moj Cigane!
Je bërë e tëra si nishane
Sa nur që ke!Sa sharme!
Ndaj mendjen ma ngre në alarme.

T’u rritën qepallat me bisht
Pa zunë e më shpojnë egërsisht
 Po syri i zi dhe i madh
Gatë për të bëj”bërdaf”.

Buzën zë lëpin me naze
Jam gati për të”të marrë saze”
Dua buzën time ta vë si kapak
Aq për të kam merak.

Buzëqesh gati vesh më vesh
Kështu,më duket, më”përqesh”
Dhe  më shumë më vë në ngasje
Ç’ojna,ç’ojna më paske/

4. Si luledielli
Luledielli kthen kokën nga shkon dielli
Unë kthej kokën nga shkon ti
Jam kapur si peshku nga grepi
Se nuk duroj,kur shoh një bukuri.

Se ti ke një bukuri qiellore
Sa del.gjithçka e magjeps
Dukesh paksa si hyjnore
Ndaj të ndjek me neps.

Se e humbas fare pusullën
Dhe bëhem gati si i dytë
Sado që kafshoj fort gjuhën
Më luajtën burgjitë.
5. Mu në vërs të pleqërisë
Mu në vërs të pleqërisë,
Më erdh maji i djalërisë
Dhe  më tundi,dhe më shkundi
Pleqëria,iku… humbi.

Humbi,humbi pleqëria
Se u kthye djalëria
Edhe nisem,për ku nisem
Mu tek mikja bitisem.

Mu tek mikja hane-hane
Po ku je,o moj jarane!
Por jaranja paska ojna
Unë tash,djalë, e marr “hopa”.

Hopa se e marr në krahë
Dhe e puth ne “oh” dhe”ah”
“Oh” dhe “ah”… jo vetëm kaq
Marr gjithçka që më kënaq.