Lirika të Alfons Dovanes-Nga Petraq Pali


=========

Alfons Dovana

HALLKA TE ÇKEPUTURA

LIRIKA te Alfons Dovanes.

(vellimi i pare)

Sa te te bjere ne dore vellimi i pare poetik i nje poeti te “Ringjallur”, siç thote ne parathenien e tij z. Xhuliana Jorganxhi, poetja, shkrimtaria, publicistja e autoria e dhjetra e dhjetra kengeve ne RT Shqiptar, fituesja e disa medaljeve, nje emer i dashur per gjithe Shqiptaret, qe me ane te paraqitjes reale te Jetes dhe krijimtarise se poetit te “Ringjallur” Alfons Dovana, paraqet vlerat e vete vellimit.

Ne parathenien z. Jorganxhi, ka realizuar si ne nje skenar filmi, rrugen dhe jeten e autorit, kulturen, veshtiresite,ndrydhjen, vuajtjen, mjerimin, burgjet dhe perbuzjen, nga diktatura e eger Sllavo Ruse qe dominoi ne Shqiperi per gati 50 vjet.

Ne kete shkrim te thjeshte, une lexuesi i ketij vellimi nuk mund te shpreh dot ate qe me thote shpirti, se vargjet e ketij vellimi quaji Lasgushiane, Çajupiane, Migjeniane, Eseniniane eshte pak.

Madheshtia e ketij poeti te “Ringjallur” per mua i kalon permasat e hamendesise, per te bere krahasime, Alfons Dovana, te cilin kisha pase fatin ta njifja me pare se te dilte ky vellim, nepermjet bijes se tij z.Nirvana Pistuli (Dovana) e cila kish botuar nja dy poezi te tij, ne listat elektronike Shqiptare, si “Lidhja qeparotase” “Bota letrare”etj dhe i shtytur nga deshira i shkruaj nje mesazh dhe i them te lutem, me thuaj dicka per babane tuaj, se e shikoj qe ashtu si ju, edhe une duam te “Ringjallim”punen dhe krijimtarine e tyre qe nga koha ishte mbuluar me pluhurin e hareses !

Me njehere dhe me miresjellje z. Nirvana, me percolli ne adresen private timen pak shkurtimisht, jeten e tij, por me nje here mendova se me ka thene pak, per etikete. Me thote: “ se shpejti do mundesoj botimin e nje vellimi”, te cilin i thashe sa te dali e pres dhurate, dhe ja nepermjet saj une c’fletoj, lexoj e rilexoj sot qe shkruaj keto rjeshta, ato vargje qe fuqia e tyre jo vetem te magjepsin por te ligeshtojne, here te apin force e here te bejne te mendohesh. …Vuajtje dhe kenge ??

Mjerimi, torturat, vuajtjet, ndjekjet, shkaterimi total i familjes Dovana, beri pershtypje ne Durres ne ato vite kur “Pushteti i Popullit”, i nxjer ne baraga, e me gisht ne goje, mbasi u sekuestroi shtepine dhe kapitalin madhor te vene me djerse e me tregeti te ndershme, dhe i degendisi neper burgje!.

Alfons Dovana, qe ne Durres nje yll ne rinine djaloshare te qytetit, ate e pershkuan realisht Z Jorganxhi, kur thote …..” e kishin ligur ne trup, po perseri kish mbetur po ai djale i pamshem, me hijen e njerit nga aktoret me te njohur te kinematografise boterore, Rodolfo Valentinos dhe me nje sjellje fisnike.

Ky djale i ri ishte Alfons Dovana…”

Dhe me te vertete sa te shikosh fotografine e tij ne kopertinen e ketij libri, ke perpara nje djale simpatik, dhe te bukur sy zhbirues dhe ngjan shume fisnik, ashtu sic ka qene, ama te lexosh vellimin dhe biografine e tij nga z.Jorganxhiu, te vjen keq qe ai talent, i shkolluar ne gjimnazet dhe Universitetet e Evropes, me nje kulture te gjere, me gjuhe te huaja, perkthyes, poet,hartues fjaloresh, bashkepuntor ne Arkeologji e histori, ekonomist, nikoqir, i dashur e i sjellshem me njerezit, te dergjet neper burgjet dhe kampet fashiste te sllavo –komunisteve ne Shqiperi, vetem se rridhte nga nje familje e kulluar tregetarsh…dhe me “Pallton e bekuar” perballi neper qelira te lageshta gjithe ate kalvar mundimesh, ama nuk u neneshtrua, arme e mbrojtjes ishte poezia, lirika dhe krijimet melodioze te shpirtit dhe zemres te ketij poeti te madh.

/ Me mbeti ne zemer nje mbrese lendimi

/Që, çirret, thellohet kur ndizet kujtimi….,

Madheshtia e ketyre vargjeve dhe e sa e sa te tjera, neper te 63 poezite e ketij vellimi qe ndjekin harmonishem, etapat e veshtira te jetes se autorit, te bejne qe kete liber ta gelltitesh.

Shpirti i tij poetik arin ne piksame dhe dramacitete te rrenqetheshme, kur aty ne qeline e tij e “viziton” dallandyshja qe flugon e lire ne ajri…e ç’ti thote poeti dallandyshes se burgut ? Vec se te vazhdoje udhetimin e lire, e te mos kete fatin e poetit….po Palltos se “bekuar” ?… , po bilbilit, po zarfapunuesit , e neteve pa gjume…e henes dhe renkimit te valeve ?,po… kur kuvendon me muzen ? Po natyres apo Omar Kahjamit, tituj keto te melosit te krijimit te tij ne gjendje shpirterore te rrenduar, por jo te neneshtruar, diktatura donte qe ta poshteronte qe i biri i Dovanajve… ja …po pastron rruget e qytetit, ay se perbuzi kurre punen, por nuk beri ç’donin ata dhe rezikoi per buken e gojes, duke krijuar e duke bere zarfa a vollta e çikerrima qe ay bukur dinte t’i bente si nje artist, te fitonte kafshaten e gojes ne menyre te ndereshme per te ushqyer familjen qe ishte katandise ne mjerim nga zenithi,… ne baraga llamarinash.!

Kejo force vigane e Alfons Dovanes, ne fushen e letrave shqip e shkruar ne rinine e hereshme te tij ne nje dekade gati, nuk vazhdoi me gjate se jeta e nderpreu ne mes , shpejt te ligeshtuar, te mjeruar, dhe burgjet e bene punen e vet, ay vdiq ne moshen dyzet e nende vjeçare, ne nje barage siç thote z.Jorganxhi, “c’frynte jashte…hynte brenda”., pa perfunduar te jepte gjithe ate pathos e force nepermjet kenges dhe poezise e cila ju be bashkeudhetare ne ate mjerim baragash.!

Ama, ne ate barage, ngeli ai thesar qe kemi ne duar ne sot, ay thesar qe eshte kaqe i cmuar, e qe mire administrohet nga femijet e tij, te gjeje drite e te kaloje sa me shpejt tek lexuesit se ahere ai eshte “Ringjallur” plotesish dhe Shqiperia do njohe poetin me tere madheshtine e tij.

Vellimin e pare LIRIKA te Alfons Dovanes, do ta pasojne sa e sa te tjera, perkthime,krijime,fjalore, historira, kerkime arkeologjike te cilat i ruan me kujdes Nirvana, te cilen e falenderoj per dhuraten duke me derguar kete vellim te dashur, por edhe per c’me ka shkruar me pare. !

Fjalet me te mira per z. Xh Jorganxhi, e cila duke studjuar si njeri, si artiste, specjaliste e talentuar ne fushen e letrave Shqipe e ka paraqite te gjalle jeten e Alfons Dovanes ne gjithe rugen e jetes dhe krijimtarise se tij.

Ne kopertinene e librit, ne sfondin e se cilit eshte nje perendim dielli, simbolizon se neser dielli do dali serish, dhe tere vepra e Dovanes do ndricoje per jete.

Petraq J Pali

Emigrant ne SHBA

Prill03.

.

======================

Alfons Dovana (1918-1967)

UDHA E KRYQIT

Te vinte frym’ e mbremjes me krahet e zefirit,

Te ndizej zemra flake atje n’ Getsamani,

Perhapej fershfellima e fletve te ullirit,

Ai duke u lutur qendronte n’agoni.

Ne qetesin’ e nates ndigjoheshin renkime,

Ndigjohej zeri tia i embel ne qortim:

“Mos flini edhe sonte, keto çaste t’ores time,

Se bashku t’i kalojme ne lutje pa pushim.”

I vetem,menjanuar, me dridhje mu ne zemer,

Sodiste qjellin naten mes degeve te ullijve,

I lutej Atit tia per dhembjen e pa emer

Por heshtje-e thell’ kudo mbi tok’te Jahudijve.

Dhe djerset rruza gjaku kullonin pale-pale.

-O At largoma kupen…dhe rishtas i brengosur,

Atyre qe po flinin thonte disa fjale:

Askush nuk i pergjigjej deshires se pasosur.

Te gjithe flinin qete, por nata e trishtuar,

çpalosi krahe’t e eres qe frynte me lageshti,

Ai u drodh e foli me zemer te qeruar:

“U beft e thena yte, o i madhi Perendi.”

Me ura – e pisha zjarri po vinin porsi hije,

Dhe Juda i-erdhi prane, e puthi- e i tha: Rabi.

Dhe mbasi- e pati çpallur me puthje tradhetije,

E moren duar lidhur se erdhi or’ e Ti!

Zbulohej perd’ e nates nga ora e mengjesit;

Ndersa Kajfa çirrej, me vdekje- e- akuzonte;

Ndegjohej koh’ pas kohe tri her’ keng’ e kendezit;

Pilati lante duart se s’donte ta denonte.

Kuror’ me gjemba thurur, per tallje- e per te qeshur,

E rrihnin e i thonin, atje ne sall’ te gjygjit:

“Ja mbreti! Ja mesia! me purpur ari veshur,

E nisen te Kalvari me pesh’n rend te Kryqit.

I lodhur, raskapitur me Kryqin i ngarkuar,

Po ngjitet ne kodrine, ne maje t’ Golgothas,

E kthehet, hedh veshtrimin qytetit shejteruar,

Ku ende po gjemonte oshetim’ e osanas!

Ku ende te pa thara dafin’ e gjethe lari…

E deget e ullinjve me lule turfanda:

Trofeu ngadhenjejes, kuror’e purpur ari,

Si hije vallezonte, gjemonte Osana!

Pak dite kishin shkuar kur falte njerezine,

Kur turma gjunjezuar e thurte ne lavdi:

Lavdi per Izraelin, lavdi per Perendine,

Gjemonte mbar’ qyteti me gaz’ e madheri

Tani e gjith’ Judea si e çmendur po gjemon:

Ne kryq le te gozhdohet ne vend te Barabas!

Mbi ne le te godase dhe mbi mbi femijet tone,

Cdo pik’ e gjakut Tia ne maje t’ Golgothas.

Atje…ne Kryq gozhduar, ne maje te kodrines,

Kuror me gjemba thurur, nga bota menjanuar,

Mbi turmen, mbi Pilatin, mbi boten e gremines,

I heshtur ngrihet larte, ne jeten e ameshuar.

Alfons Dovana

====================================

U MAHNITA

U mahnita para heshtjes se nje nate,

Kur soditja ato shtrirje n’pafundesi;

Vetja ime, thash: pik’ uji – i nje ligate;

Mund te mbaj nje hapesire pa kufi.

U mahnita nga ajo grimc’ e vehtes time,

N’ krahasim me ato shtrirje qiellore;

Dhe – u çudita se si ngrihet n’enderrime,

Truri yne, rreze – e baltes tokesore.

U mahnita para detit te stuhishem,

Kur ne dimer shfrejn’ tallazet me furi,

Bregu detit kur thermoheshin furishem,

Me gjemim’ e oshtim e llahtari.

U mahnita para vashes engjellore,

Kur buzeqeshje- e saj – e embel me hutoi,

Kur pa pritmas nje shkendi pranverore,

U rindez nje çast qe dielli perendoi.

U mahnita per ate’ zjarr qe u ndezti vone;

Per at’ drite qe s’ shohin syt’ e shuar;

Per at’ ze qe ndihet mbytur si jehone,

Mes kopshtijeve t’ parajses se mohuar.

U mahnita para shtigjeve te jetes,

Kur zbulova se te gjith’ nje rruge te çelin:

Drejt limanit ku anij’ e s e vertetes,

Ne pushim te ameshuar hedh çengelin.

Alfons Dovana

1918 – 1967

==============================

KALO PERMBI GJYKIMET

I shkruejta tingellimat ne çastet e pushimit

Me gjak te zemres time, i shtypur n’ varferi !

O ironi poeti ?!… Ne oren e shperblimit,

Nje thik’ e akulluar me shponte mu ne gji.

Shkendi e poezise ! Hare ne lote kthyer…

Ti eja te me falesh nje rreze mengjezore,

E heshtur e krenare, e qeshur, zemer thyer

Kalo permbi gjykimet e veseve njerezore.

ALFONS DOVANA

TE FLASESH ME NATYREN

Te flasesh me druret kur gjethet keputen,

Kur era – uturimen e sjell me renkim,

Kur malli, deshira ne zemer te futen;

Qe vjeshtes t’i zgjidhesh çdo brenge e trishtim.

Te flasesh me boren, murranin, veriun;

Me bresherin e akullit, rrufen’ e shtergaten;

Me ditet e ftohta, me eren e shiun;

Qe dimrit t’i zgjidhesh mjerimin, lengaten.

Te flasesh me kopshtet, me lulet me ngjyra;

Me flladin e embel, kur fryn mbi lendine;

Me fushat e gjera kur eshte natyra;

Pranveres t’i zgjidhish te fshehten magjine.

Te flasesh me qiellin, me henen, me yjet;

Me naten e fshehte, me detin pafund,

Misterit t’i zgjidhish dhe hallkat dhe nyjet:

Putirin e jetes ta zbrazesh me fund.

About Post Author