Lirikë e kaltër-Teuta Shaqiraj


Zërat e liqenit i mbaj të kyçura brenda,

buzëve të tij ndizet e imja muzë.

Puhizë e liqenit ,

mbështjell,

më vesh,

e tingujt e tij

shtroja të deshifruara,

në pentagramin e shpirtit, i

fsheh.

Dashuritë e fjetura zgjohen buzëve të zhuritura,

ujrarave të liqenit

ju përgjërohem

të shuajnë mallin që djeg.

Ato, të humburat i mbledh me dhimbje,

liqenit ja fal,

e vetë bëhem det.