Lirikë-Leonard Pipa


Sa herë qullem nga malli si dardhë,

E shpirtin ma ha si kokrrat e thanës në shesh,

Ti vjen e bëhesh flutur e bardhë,

E përpara syve më qesh!

Zemra si degë më këputet erës,

Në agun e kuq kur bota prek fundin,

Ti ribashkohesh me zogjtë e pranverës,

Dhe pse je e bindur që erërat s’më mundin!

Sa herë gjumi s’më bën zë ,

Zemër kafshuar nga e ëmbli varg,

Në të bardhën ëndërr unë bëj sikur flë,

Ti ma bën me krahë këngët m’i nis varg…

Sa herë natës, humbëtirës,

Me plangos e poshtra shpresë,

Vjen nga fundi i errësirës,

Nuk më lë për fir..të vdes!