Lisi…Gezim Bega


U rrit lisi e shkoi në qiell,

lum ai qê do e ket mbjell,

kush andej syté të kullotë,

-të lumtë dora do të thotë.

Mbillni pemê ju sa të doni,

por lisin ju mos e harroni,

t’ju freskoj e t’ju bëjnè hije,

kujtoni kohën e trimërive.

Të kënaqen pleqtë e fëmijë,

gëzon gjyshi me niprit e tij,

poshtë flenê e rrinè tek hija,

kalojnê vapën e rri bagêtia.

Pemën e ruan dora e njeriut,

e vadité,e punonë,e krasitë,

dëgjon zêrin e fyellin t’bariut.

ndjell e grumbullon bagëtitè.