Lisi plak dhe unë
(ripostim i punuar)
Atij monopati të pjerrët kaloj sa herë,
kujtoj lisin e moçëm me degët drejt qiellit.
Mes fëshfërimash degësh e zogjsh këngëtarë,
ja ç’ponte brinjët kjo erë e ngrirë e malit.
Dy zemra aty pranë dhe puthja e parë
gdhendur mbi lëvoren kthyer epitaf.
E rrihte limfë e tij me to çdo behar,
m’erërat miqësuar ,biograf i parë lisi plak.
Coparak mbi bar, si kurban i rrallë një ditë,
rrënjëkeputurat jashtë, harruar si bonjak.
Krahë e trup cunguar e mbeti degë tharë
hedhur atje, si libër rrathë prerë , pa kapak.
Një farëz ra mbi lëvoren , ç’mrekulli!
Duroi acar, diell e dimër me shqotë.
Kushedi ç’ erë veriu e solli aty nga fati,
në pranverë çeli një lule petal bardhë.
Bisqe njomëzake bleruan në çdo krahë
peisazhi Vangoian shfaqte aty pari
Dhe flora e bukur me magjinë pa fjalë,
gjuhë hyjnore flet, ska vend egoja, uni.
Teuta Shaqiraj
Coparak – copa – copa.
