LISI


LISI

Hiqmet Mehmetaj

( ripostim )

Lisi im i vyer, i veshur me gjethe,

Mos je ligēshtuar, mos ke breng’ a ethe ?

S’kam si ta harroj , dhe pse kam munguar,

Atë strehëzën tënde ku unë jam strehuar.

Ja, sot pêr merak , sa erdha tek ty,

Oh sa m’u bë qejfi, pashë një çift të ri !

Sigurisht ish djali, ishte flokëverdha,

Me lisin nën lis vaponte mëshqerra.

Të paça ,o mik, përherë të bleruar,

Me zemrat e brishta qofsh i shoqēruar !

Tani që të erdha nuk kam më merak,

Bujaria jote këngën e ka hak.

H. Mehmetaj( nga vëllimi poetik ” Nata e lofatës )

About Post Author