Litar shprese-Blertë Tmava Veselaj


Blertë Tmava Veselaj

Mund të jetë një imazh bardhezi i 1 person

Kudo errësirë

Kudo.

Tunel i gjatë terri

Aty ku as ëndërrat nuk i sheh të ndritura.

Jetë pa frymë, frymë pa ajër…

Jam gjallë.

Strukur në at’ thellësi

Zhurmat e qetësisë janë vrastare

Marr frymë, s’e di si frymoj…

Sytë i mbyll… ndoshta shohë një shkëndijë

Një litar shprese lëshohet në thellësi.

Ta mbaj, a kam forcë?

Është litar shprese

Sërish dritën që ta shoh

Do ta mbaj fort

Do ta shtrëngoj pa mëshirë

Litarin e shpresës

Për një ditë më të mirë…