Loja e djallit me mua-Angjelina Gjeka Murtezi


Nga librim im :”Miku Im Deti”

E shoh djallin se me perqesh e luan me mua.

Jam ne shtrat ai pas shpine ma hoqi jarganin e me la ne te ftohte.

Me kap per flokesh me force,i degjoj rranjet si kercasin kur shkeputen nga lekura.

Une cohem,por djalli del me te shpejte nga dritarja, vetem te qeshuren ia degjoj si nji thike qe pret qiellin. Marr rrobat te veshem per me dale jashte i kerkoj kepucet por nuk i gjej.

Ashtu e zbathun dal ne oborr,shoh djallin me gjuhen jashte e jarget qe i vareshin poshte. Me kepucet ne dore e me nji te kercyeme ulet ne oxhak. Atij nuk i ban pershtypje se oxhaku asht i ndezun e nxjerr tym. E provon njanen kepuce por as maja e gishtave nuk i hyn, e me nji te dhane te krahit kepuca ra ne nji peme, kurse kepucen tjeter nuk e di nga e fluturoi,ndersa une e shikova me inate e peshtyva dhe i thashe: “Shkofsh en ferr.” Por ai qeshi me za kumbues!

Erdhi mesdita. Shtrova tavolinen dhe u ula te ha buke. Me kembe nan tavoline degjoj therje ne gishtin madh te kembes djathte.Ne ate moment u tremba.

Kur c’te shoh?! Nan tavoline ishte Djalli!

Ai iku me te shpejte por me vetin mori mbulesen e tavolines. Te gjitha pjatat u thyen e gjella me mish u derdh,frutat u shperndane sa anej-kendej.

Dola ne oborr shoh Djallin, ku copat e mishit i hangri me nji fryme ndersa frutave u fuste thonjte e gjate i copetonte u pinte langun e ateher i hidhte.

Edhe kjo skene mbaroi. Mendova se Djalli iku. Une hina ne dhome te gjumit te veshi rroba te reja. Por c’te shoh rrobat ishin ba rremuje sa nuk mundesha te gjej ku jane fustanat apo rrobat e tjera! Ne mes te rremujes gjeta nji fustan, e vesha e shkova para pasqyres te rregullohem.

Lehte e pa u ndie me vjen Djalli nga mrapa me nji maske e ma ven ne fytyre!

Para meje ne pasqyre m’u shfaq nji njeri me hunde te madhe,me veshe si te majmunit ndersa fytyra si leter e zhgarravitun, ndersa Djalli zgerdhihej.

Ne ate moment i bie me berryl ne bark, ai rrezohet me shpine per mur. Une vrapova te pasqyra te heq masken, hunden e veshet i hoqa por ne fytyre me mbeti maska, ne disa vende e hoqa me lekure.Keshtu fytyra m’u ba me plage, por edhe kesaj here ia dola duke e lye me krem. U bana gati ne ate moment vjen Djalli e me thote: “Na merre veshe.” E shikova e habitun se nuk e dija per c’ka e kishte fjalen!

Mbeta ne medyshje kur i pashe ne dore nji gezof dhelpre. Te thom te drejten ishte i bukur prandaj e pranova kete dhurate nga Djalli.E vesha. Me rrinte shume mire ne trup. Keshtu une menjihere dola ne rruge duke mendua se asnji nuk e ka nji gezof te tille dhe se te gjithe do ma kishin zili.

Rruges tu ece shikoja me bisht te syrit njerezit, por per cudine time degjoj te lehura qensh nga pas! E kishin me gezofin qe kisha veshun ku bishti i dhelpres kercente si pelivan. Nuk bana vec disa hapa e te lehunat u shtuan. E kuptova se ishin shume qen sepse zhurma ishte shume e madhe, bana te eci por nga mrapa me terhiqte dicka. Qente nuk e kishin me mua por me gezofin dhelper qe mbaja ne shpine.

Vrapova sa t’u largohem qenve por ata me ndiqnin, ateher hoqa gezofin, e hodha ne ferren qe kisha afer dhe u largova disa metra larg rruges te shikoj se c’do ngjante me te! Kur ktheva koken pashe gezofin qe ecte me dy kembe, ndersa ne duar mbante nji kafke njeriu!

About Post Author