Ulur të dy në një çlodhje të verdhë,
letra përhapur mbi tavolinë,
unë blunë e syve të tu lexoj,
Shikime fshehtazi më hedh,
frymëmarrjet shenjë e padurimit,
në një verandë kurthesh sikur ngjitemi,
duke luajtur lojën e ngurrimit.
Të grisja doja ato shënime,
ekran të kishe dy sytë e mi,
që të lexoje sa shumë, sa shumë,
për pohime të dhunshme kam uri.
Më tërheq kjo aventurë e re,
gjithçka rreth mosprekjeve vërtitet,
antenat e ndjenjave ca sinjale kapin,
më vonë ngadalë loja e ngurrimit venitet.
( Shkëputur nga libri “Labirint”, poezi, SH.B. MUZGU, Tiranë, 2023)