Loje hileqare


Teuta Shaqiraj 

Dremitja e ëmbël m’erdhi ngadalë ……..
I ulur në mendimet e mia ,i pafjalë ,
rrekem të sgjas krahët e përqafimit
me hapat ngulur n’rrënjet e dëshirimit.

E mbetem aty me tundimin e marrë
ballin e mencur tja lëmoj , si erë .
Si fëshfërimë pastaj, puhizë e lehtë
t’arratisem pa u ndjerë , si varka pa vele.

Ah moj bredharakja dhe ti melankoni ,
ç’lojë hileqare luan n’sytë e mi ?
Pse zemrën ma shkund e përkund
si zog i plagosur që krahët ende tund?

Kacafytem me imazhin tënd, si dragua,
në fushën e betejës as unë, as ti.
Para syve t’mi çarmaroset fantazia
shpirti i ndezur e pritshmja stuhi.

Marr shpresën e humbur e nisem për udhë,
përmes detit shkumëbardhë të trazimit ,
lehtas me përmend e më përcjellë
në rrugën kaltëroshe të kthimit .

About Post Author