Lojë me veten-Valbona Kolaveri


Mbytèm keqas,
Në kaq shumë mendime
Njêherazi ndonjëherë,
Panvarësisht , se e di
Që kjo më sëmbon

Është më e fortë se unë,
Dhe në këto çaste,
Orët bredhin,
Dhe shumëzohet me zero
Çdo imagjinatë,
Që mund të kem pasur
Për veten

S’ka kohë,
Të lëvizësh as më të voglin gisht,
Limiti shkon drejt asgjësë

Ato vijnë aq shpejt
Bashkë me rrethanat,
Aq shpejt,
Sa ,të tërheqin
Me shpejtësinë ,
Dhe zhurmat e një treni

Dhe vendimet,
Jañë stacionuar diku,
Dhe vetëm presin udhëtimin
Pa një ekuilibër shpirti

Duke ditur,
Që po luan rëndë
Me veten,
E kohë kthimi më pas
nuķ do të ketë më.