Lojra në ujë
Jam ajo çfarë vizaton guri
hedhur nga dikush, prej diku
në sipërfaqen e një uji të qetë e të thellë,
ato rrathët që hapen thuajse pa fund ,
pastaj veten çast pas çasti e tkurrin
e së fundmi , në rrethin më të vogël
shkojnë ta gjejnë sërish… gurin.
