Lot përvjetorí!-Blerta Basha


Sa e vështirë ngjan ky muaj,

Ky muaj ky vit,

Në këtë përvjetor vdekje,

U thamë nga malli yt.

Vdekja herët të zuri pritë,

Malli për ty mbeshtillet si dymbëdhjetë lëmbsha,

Në fyt…

Prej kësaj vdekje fryma merret,

Jeta nxihet si burim shteret.

Janë mërzitur edhe yjet,

Edhe dielli nuk shkëlqen,

Hëna rrudhet edhe mblidhet,

Pikon lot prej mallit tënd.

Në mes yjesh dritë shumë,

Shkove në qiell si yll i ri,

Drita jote s’shuhet kurrë,

Motra ime n’përjetësi.!