Lot zemre…Eralda Cuko


Eralda Cuko

Mund të jetë një fotografi nga afër e 1 person, vijëzues për sy, grim dhe buzëkuq

Si kristal rrëshkasin faqeve,

e bukura fytyrë mbytet në lot…

Rishtas shfaqen degërmija ëndrrash,

thurur qenë për çdo mot…

Vallē ku je ,a mē sheh,

mbytur në t’miat lot sot jam?!.

Shpirti digjet ka shumë mall,

zemra qan kur pranë s’të ka…

Dikur bashkë i thurnim ëndrrat,

sot ke humbur për së gjallë…

Ëndrra të strukura në harresë,

prej së largu sjellin kaq mall !.

Ja ,tek zbriti ngadalë faqeve,

ra u derdh i fundit lot!..

Nëse sërish nesër kam mall,

do të qaj ndoshta pa lot!…