Lotë gëzimi


Gina Xhaferaj Kapaj

Lotë gëzimi

Oh, si qënka dita sot!

Gjithë bota qënka imja.

Jo smë del më as një lot.

ka dehur lumturia.

Qënëkam një zog në fluturim

Me këta bëj shoqëri.

Qënkan besnikë të mire

Si qenushi në shtëpi.

Ku ishe fshehur mor mik?

Në ditët më të vështirë

Dua hënën me ndriçim

Dua diellin që të ndrijë.

Lemzë e fortë më paska ardhë

Kush do jetë në fshehtësi?

Më kujtoka zogun e artë.

Që i bëja shoqëri.

Më kujtojnë shokë e shoqe.

Që jetojnë në largësi.

Mbase një ëndërr rebele.

Do më sjellë atje te ti.

Ëndrrat më sjellin të tjera hire.

Më japin gjithë lumturinë

Kur nis udhën në agime,

Më thonë të mbaj krenarinë.

Gina Kapaj Xhaferaj

Athinë 4/9 /2022

About Post Author