——————————
Po kalojnë ditët,
javët e muajtë,
hajnat e gënjeshtaret,
Një nënëloke më
zemër të lënduar,
e me lotë në sy shtonë:
Se vëllau- vëllaun e vret,
për pasuri lokës..kurrë
nuk e kam menduar.
Kjo është çmenduri!
Kemi harruar traditën,
e gjakun e deshmorëve,
lakmia për pasuri,
shpirterisht po na verbon.
Nuk ka më respekt ,
dhe dashuri njerëzore,
si dikur- mjerishtë
Vëllau, vëllaun e mashtron.
Qentë, shpifesit, injorantet,
gënjeshtaret, kriminelet,
të pafytyrit e matrapazët,
për çdo ditë po shtohen.
Mjerishtë
Nuk vlen shumë dija,
kultura e shkenca,
urtia e mirësjellja,
madje as e verteta.
Lotojnë nënëlokët,
Por edhe druri e guri,
Për ligësit që po na
i sjellë koha e djallit!
