Lotët e reve-Robert Mavro


Robert Mavro

E kush mund t’na pengonte neve

Që dikur ishim aq të dashuruar

Ëndrrat e tua u ngjanin reve

lotonin në tokën e përvëluar!

Dhe sot zemra mbetet e përvëluar

Si dikur aq e brishtë e mjera

Pse vallë në tokën e shkrrumuar

Lotuan dhe re të tjera!?

Por zjarrin s’ma fiku asnjë rrebesh

As erë prej deti dhe asnjë stuhi

Sa herë shoh rrufe të reja mes resh

Që pa shkrepur kthen ,,në hi!