Lotët e shpresës-Hiqmet Mehmetaj


LOTËT E SHPRESËS

Zemra nuk më qetohet

Natën i lutem një ylli,

Syri i ndezur më verbohet

Nga një manushaqe prilli.

Marramend do ta këput

Pa gdhirë në të aguar,

Brēnda në gji do ta fut

” Keqas” lulen e vesuar.

Do t’ia mbledh pikat e vesës

Në një gotë të pi, të dehem,

Dhe nëpër lotët e shpresës

Mëngjesit do të ushqehem .

H. Mehmetaj .( Nga vëllimi poetik ” Êndrrat e trëndafilit ” ) 1999.