Loti i qerpikut:Hiqmet Mehmetaj


Një lot të isha mbi qerpikët e tu,

Si pika e vesēs mbi manushaqe,

Të dallgëzoja thellë në sytë blu,

t’lëmoja lehtë gushë e faqe!

Si dallgëza mbi det lundron malli im,

Veç qerpiku yt s’pranon timin lot,

Dallgëza e zemrës mbeti ëndërrim,

Se lot mbi qerpik s’t’u bëra dot .

H. Mehmetaj ( nga vëllimi ” Ëndrrat e trëndafilit” )

About Post Author