Si gjithmonë mikja ime poete nga Labëria me impresionon me vargjet e saja të larmishme.
Ajo është pasionante ,të magjeps me natyrën e saj krijuese dhe është kaq e pashme sa dhe hëna bardhoshe e ka zili.
Me pak fjalë ajo është adhurim për shpirtin tim dhe relaks për lexuesit e mi të cilët i kam thesarë të shenjtë!
Loti i Yllit Blu
Në natën e qetë ku Ylli ndriçoi
një lot blu prej qiellit ra në tokë.
Mall e dhimbje mua më zgjoji,
më pushtoi krejt e më mbyti në lot…
Mandej u mbyta në detin e dashurisë,
dhe malli i Yllit më rrëmbeu si magji.
Më shpuri në vatrën e tij t’kaltërsisë,
tash s’po mundem më në këtë vetmi.
Se edhe vetmia më sjellë tek ti me pasion,
ku dehem në lotët bojëblu me dëshirë.
Edhe zemra ime nis ritmin e shpejton,
se malli dhe brenga tok paskan mbirë!
Vallë ç’ndodhi me Yllin që po qan qielli,
dhe loti po dergjet mbi Hënën e vetmuar?!
Që serishmi dhe ajo pa një rreze dielli,
mallëngjimi në shpirt e paska pushtuar?!
Ti Ylli Blu ç’dhimbje prej së largu ndien,
se dhimbja jote në zemër më sëmbon?
Një ndjenjë kaq e bukur të dy na rrëmben,
që niset drejt meje dhe krejt më mbulon!
Dhe lotët ardhur prej qiellit t’mirësisë,
tash nisën ndadalë në mua të vërshojnë.
Mandej u ndez prushi dashurisë,
ku Ylli dhe Hëna u dogjën plot pasion..