Një lot i nxehtë nën qepallë ra,
të ëmblën fytyrë prushëroi…
Loti u rrokullis ngadalë,
zemrën me zeherr e helmoi…
Zemra u përgjak nga hidhërimi,
dhe filloi tik -taket ngadalë…
Sa keq ajo thellë po fundoset,
askush këtë dhembje se ndal…
Lotët aspak s’po thahen,
s’po zhduket dot i fundit lot…
Shpirtin e paska mbytur trishtimi,
ndaj buzëqeshja s’po shfaqet as sot…
