“Loti që pikon, por tani ka mbetur i vetmuar…!!!”


…. “Loti që pikon, por tani ka mbetur i vetmuar…!!!”

….Sa thellë, nuk do ta pranojë me zë, por thellë në shpirtin e tij vazhdon ta dashurojë Atë, të vetme dashuri të bukur, që kishte në tërë jetën e tij të larmishme.
Ja sot loti pikon, merr rrjedhën në faqen e tij, por ka mbetur i vetmuar, nuk pushon në faqen e saj si dikur.
E ka mbuluar ajo ërrësirë e zymtë, që ndjell vdekjen çdo ditë e afron pa u kuptuar, çdo natë shpirti i tij, po vdes ngadalë, po shuhet si qiriu pa fjalë.
Sa dhëmbje ndjen në kraharorin e tij, sa afër e ka dhimbjen, nuk mund ta ndajë me Atë, se e ka shumë larg, në atë tokë të mallkuar.
Natë, errësirë, heshtje të gjitha këto shpirtin e tij të trazuar e frikësojnë, kurse dhëmbja në zemër e mundon shumë, i rritet shumë, nuk ka kush tja mjekojë përveç Asaj.
Larg janë shumë, por të dy e dinë, që e duan fort njëri tjetrin, Ai e di, që Ajo vazhdon ta dojë me po atë forcë edhe kur buzët e dikujt e puthin me afsh, Ajo ndjen buzët e tij dhe Atij kurrë nuk i kanë shijuar buzët, që ka puthur në jetë, përveç shijes së buzëve të Asaj.
Në Shpirtin e tij ka rënë mjegull e dëndur, tepër e zezë, që nuk kalon, ashtu ka rënë zi dhe në zemrën e saj.
Loti mori rrugë në faqen e tij dhe ashtu me nxehtësinë e tij la një shënjë, formoi emrin e Asaj.
Zemra menjëherë e mori atë emër dhe e ruan thellë, si thesar të çmuar, aty skalit emrin e dashur.
Askush nuk mund ta ndalojë lotin e nxehtë të rrjedhë nga syri i skuqur, në faqen e tij dhe të formojë emrin e saj.
Në mometin kur loti i vetmisë do të bjerë në tokë, Ajo do të qajë bashkë me të, kurse lart qielli do të nxihet e do të mbajë zi të gjatë, do ta kuptojnë se jeta e tij ka përfunduar, pa Atë, do të humbë, do të tretet në dheun e ftohtë, por në zemrën e tij është skalitur vetëm emri i ASAJ, të bukurës së dheut, do të mbetet përherë…..

Pirro Minella Millona

About Post Author