Venetike Cako Miraka

LOTI TË JEP FORCË
S’dua të ndjej lot, më në syt e mi!
Dhe kur qajn e qeshin, oh në fshehtësi.
Mos më thoni shkoi, me diellin të flerë,
Natën i flas hënës, dritë të kem përherë.
Mos ma zgjoni ëndrrën, sapo ka filluar,
Le të qeshë buza, ashtu përgjëruar.
S’u kërkova ndihmë, e nē qaf s’ju rashë,
Veç me lotin puthur, çava terr e natë.
Natën nëpër yje, mes pyllit tē dendur,
Kacafytur ujqërit, bashkë me çakenjtë.
Forcēn ma dha loti, frikën hodha tej,
Oh, e dashuruar, çohem ç’do mëngjes.