Luajmë…


Ermentila Guci

Ne luajme, sa bukurë

po luajme

 tamam si yjet levizinë

 rreth qiellit,

 hapat tanë

 pershkruajnë rrugë të gjata

 pastaj kthehemi si një re .

Luajmë si drita më

erresiren

fshehu pas perdes,

mbi xham varen yjet.

Ne mbyllim sytë

 kushedi pse..!

Hëna na ndriçon

 me mirësinë e saj.

 Luajmë si dielli me

 hënën rreth boshtit të tokës

 rrotullohen,

 por asnjëherë nuk

takohen.

Luajmë duke ngjyrosur botën

me fjalë,pastaj behen

 kenge mbi buzët e një

zogut..!

About Post Author