Luan Kalana-përkthim libri nga anglishtja


Luan Kalana-perkthim Libri nga anglishtja
Libri “Mother Teressa,her essential wisdom”,
-shkruar nga publicistja amerikane Carol Kelly-Gangi.
-“SHQIPERIA E MOTHER TERESA”-Nobelistja ,Shenjtore.
“JAM SHQIPTARE ME GJAK DHE ORIGJINE”-Anjeza Gonxhe Bojaxhi
-Mother Teressa-Nene Tereza-Shenjtore,pas takimit me ish Presidentin Amerikan ne SHBA, Regan, iu pergjegj pyetjeve te gazetareve,shkurt e prere,se ke perfaqesonte ajo :
-JAM SHQIPTARE,me gjak dhe origjine,-Udhetoj me Passaport Indiane,-banoj ne qiell ,me Zotin !..-shkeputur nga libri “Mother Teressa,her essential wisdom” shkruar nga publicistja amerikane Carol Kelly-Gangi.
-Para lexuesit po sjellim ,permbledhje fragmente,nga perkthimi,shqiperime nga anglishtja te librit te titulluar:
-”Shqiperia e Mother Teressa”-nobelistja, Nderi i Kombit Shqiptar.
“MOTHER TERESSA”
– “Nënë Tereza ishte e para që më bëri ta dua kombin shqiptar.”-Bill Klinton
-Shën Tereza është një emër i madh në botën e sotme dhe rrallë janë bërë vlerësime kulmore
nga truri njerëzor i civilizuar, shkencor dhe fetar. Është koha sot që të bëhet më tepër jehonë e
propogandë nga mediat në botën e jashtme nga ne shqiptarët. Jetojmë prej vitesh këtu në Amerikë
dhe mburremi e krenohemi me të madhen Shën Tereza, aq më shumë që është shqiptare, simboli i
kombit tonë.
Bisedojmë me amerikanë nga të gjitha kombësitë, vetëm një pakicë e njohin origjinën shqiptare të saj, prandaj kanë interesim, duan ta njohin më shumë atë dhe lidhjet e saj me Shqipërinë.
…Emri dhe vepra e e saj qëndron e shkruar në zemrat e njerëzve edhe nëpërmjet ngritjes lart
në një obelisk të ri, në altarin tokësor, me deklarimet e thëniet e figurave dhe personaliteve
botërore, autorja e ka dokumentuar në kapitullin special në mbyllje të librit “Remembering Mother
Teresa” me thëniet e tyre lapidare për Shën Terezën shqiptare që mbetet simbol dhe idhull i urtësisë
e mençurisë së njerëzimit.
Janë shkruar e shkruhen edhe sot e kësaj dite vepra
për të madhen Shën Terezë, por të gjitha flasin të vërtetën: ajo ishte shqiptare, siç e ka deklaruar
edhe vetë.
-Fryti i heshtjes është lutja,
Fryti i lutjes është besimi,
Fryti i besimit është dashuria,
Fryti i dashurisë është shërbimi,
Fryti i shërbimit është paqja.
-Sekreti im është shumë i thjeshtë. Unë lutem. Nëpërmjet lutjes, unë bëhem një njeri në dashuri me
besimin.” (Libri “Mother Teresa”, fq.51)
“Shën Tereza ishte bërë e dashur në të gjithë botën për përpjekjet e saj të palodhshme dhe
të shërbimeve për miliona të varfër, te vobegët, të mallkuar, të sëmurë, që vdisnin pa asnjë ndihmë.
Trashëgimia e saj shtrihet përtej veprimeve të saj, si Shën Tereza foli në mbi njëqind vende në
subjekte të afërta me zemrën e saj. Me urtësinë e saj, Essential, mbledh qindra citate të saj
frymëzuese mbi rëndësinë e bamirësisë, vlerën e familjes dhe dinjitetit absolut të çdo qenieje
njerëzore, mesazhe shpresëdhënës për të jetuar në paqe, me humanizëm shpirtëror.”
“Mother Teressa – Her Essential Wisdom” nda Carol Kelly-Gangy ,është një libër me vlera të pakrahasueshme që
na përcjell mesazhe të gjalla për njerëzimin dhe paqen botërore, për sot e për të ardhmen; citatet
janë fjalë nga goja e saj që burojnë nga zemra e madhe, shpirti i saj humanitar, një dhunti e
rrallë gjeniale prej një gruaje shenjtore tokësore
Ja si shprehen disa prej tyre:
Papa Jonh Poul II: “Mother Teresa marked the history of our century with courage.”
Hirësia Billy Graham: “When she walked into the room to greet me, I felt that I was indeed saint.”
Bill Klinton, ish-President i SHBA: “She was a ministry of action, of passion, and compassion,
faith touched the lives of millions of people in India, here in the United States, and all around the
world.”
Zhak Shirak, ish-President i Francës: “She leaves us a strong message which has no borders and
which goes beyond faith: helping, listening, solidity.”
Havier Perez de Kuellar, ish-Sekretar i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara: “She is the United
Nations. She is peace in the world.”
Inder Kumar Gujral, Kryeministri i Indisë: “Mother Teresa is no more with us.”
Roland and Nanci Regan: “Mother Teresa personified a boldness of spirit and purity of revered by
entire world….She served as a model of holiness, virtue and humility.”
Al Gor, zv- President i SHBA: “Her example reminded us of the inherent goodness found in the
quiet cornerss of the human heart.”
E veja e Martin Luther King.Jr.: “Our world has lost the most celebrated saint of our times. This
courageous woman gave hope to millions, and showed us the power of garing and human kindess.”
Nelson Mandela, ish-President i Afrikës së Jugut: “A loss to the entire humanity. She will be
deeply missed in our efforts to build international peace, and a just caring, and equeitable world
order.”
We are proud for Saint Teresa.
We are Proud to be Albanian!
Shkroi e shqiperoi:
Luan Kalana,writer -translatons,Florida USA

About Post Author