Luan Rama:Dashuri e nëmur në Maligrad


:Dashuri e nëmur në Maligrad (roman botuar në maqedonisht, botimet JON)

* * *
(fundi i librit)
… Kjo ngjarje ku pikëtakohen dashuritë e mëdha është një histori që përsëritet që nga mugëtirat e kohrave, sikur gjithnjë, dashuria e vërtetë të jetë përballur me sfidat më të mëdha: atë të flijimit dhe vdekjes. Luftrat mes njerëzve për pushtete dhe territore, dashuria dhe vdekja, duket se janë kthyer në një cikël të pandashëm në jetën e humanëve, të vetë shoqërisë njerëzore. Historia e Aleksandrës dhe e Jaromirit apo e mijra anonimëve gjer në kufijtë më të largët të botës, sot na kujtojnë dhe historinë e shkruar nga Marguerite Duras «Hiroshima mon amour». Edhe në të, në kohën e fundit të Luftës së Dytë Botërore dhe të kapitullimit të nazizmit, atëherë kur dy të dashuruar, një ushtar gjerman dhe një vajzë franceze shpresonin të jetonin plotësisht dashurinë e tyre, mjerisht ndodhi vrasja e ushtarit dhe në imazhin e asaj vajze të shëmbur mbi trupin e të dashurit të sapo vrarë, ne shohim përsëri katastrofën e madhe njerëzore mbytur në tragjedinë më absurde. Kjo ndodhi në Nevers të Francës, në sheshin e qytetit, siç ndodhi në Hiroshima në sheshin e Paqes, në Srebrenica apo në sheshin e Sarajevës e po kështu dhe në vende të ndryshme të botës, në sheshe e rrugë dashurie dhe vdekje, ashtu siç kishte ndodhur buzë liqenit të Prespës apo shekuj e shekuj më parë. Skribët e vjetër na i dëshmojnë të njëjtat histori në kronikat dhe dorëshkrimet e vjetra. Të ngjan se në këto mijëra vjet luftrash mes shteteve, gjeneralëve, ideologjive dhe religjioneve, njeriu i thjeshtë ka qenë gjithnjë në mëshirën e një fati të kobshëm që nuk ka të bëjë me Hyjnitë e Perënditë por me vetë njeriun dhe thelbin njerëzor. Vallë a do të triumfojë një ditë dashuria mbi luftën?A do të jetë ky triumf i përjetshëm siç e ëndërronte dikur dhe Héloïse e Abelard, dy dashnorët e mëdhenj të Francës së vjetër dhe të botës? Të shpresojmë… 

About Post Author


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.