Lucia Brandoli:Sot nuk doja të ikje-Shqipëroi:Lefter Shomo


L U C I A B R A N D O L I

SOT NUK DOJA TË IKJE
( OGGI NON VOLEVO CHE PARTISSI)

Rëra gjithnjë rërë ishte..
Çadrat e plazhit me të njëjtën ngjyrë të papërcaktuar, ti i paqtë si dielli
Në stere’ litarë që përcaktonin pasuri të dyshymta
Shkëmbinj që kufizonin horizontin tregonin shfaqjen e tyre..
Kohë e vjedhur prej çdo shprese thatanike..
” Mos ik” , nuk e thoshja
Gjithçka e verbër kërcënonte si në ndarje, shtrëngoja bisedën që të mbaja të gjallë vëmëndjen e shikimit tënd.
Një fjalë akoma- një gur i kaltër brenda muzgut tim të errët.
E ashpër , karstike e çara në të cilën ngulitem kur si një pikë e plotë bie në botën tënde pa braktisur qiellin..
Ti qëndrove

Shqipëroi nga origjinali; Lefter ShomoK / 243L.B.α.

About Post Author