Përktheu: Irma Kurti
Lufta në Ukrainë

Pemët e bajames këtu janë në lulëzim
një kënaqësi për syrin
që e shijon bukurinë.
Së shpejti, lulet e portokallit
parfumin e tyre joshës do të përhapin.
Por gjetkë harbohet lufta,
shkatërrimi dhe vuajtja.
Luletatje nuk lulëzojnë –
në tymin e dhunës barbare
mbyten ato.
DESPOTI
Nata agimin ka sulmuar
dhe paqes i grabit
dritën e çmuar.
Heshtja shuhet
e mbytur nga armët e zjarrit,
topat dhe sirenat që ulërijnë.
I patrazuar nga vuajtjet
-e vetë popullit të tij
despoti Rus.
GERMAIN DROOGENBROODT
