LUFTËTARE


Donike Rrethej

Grue, mos vallë asht faji i jot qi linde e tillë?!
a po mos faji jot pse Zoti t’bani t’bukur?!
Grue ,gabon ti kur nëpër rrugët e trueme n’errësinë,?
m’shehet fati i jot i zi strukun?!

Grue ,moj ti krijesë qi ban edhe lotin , qeshje,
edhe kur ftyrën ta gjakosin ti zbukurohesh.
Grue edhe kur n’netët e trishta trupin zhdesh,
edhe kur t’varrosin prej s’gjalli ti prap çohesh.

Grue, t’vranë,t’përdhunuen, e edhe t’vrame qeshën me ty,
se ta shuen jetën e smujtën me t’vra bukurinë,
Ata..qi mbi ty vunë dorën e t’groposën,
Zoti i krijoj (qënie )qi s’dinë ku kanë shpinë.

Grue ,moj..ti qi fal,fal jetë e jetën ta morën,
përditë po mundohen me t’shue dishirat e me t’vra dashninë.
Ata moj ata qi s’dinë as se ku e ke varrin,
se Zoti s’t’dha as varr ti flen lart me Perëndinë.

Grue, tu desht me lindë lule e brishtë e tillë,
ajo qi jep jetë e herë vën lule mbi varre.
T’tjera herë shndërrohesh n’nji yllë,
Zoti t’krijoj t’tillë ,lule t’brishtë ,t’bukur po edhe LUFTËTARE.

(Gjithmonë shkrimet e mija kanë me kenë kundër dhunës qi bahet mbi Gruen,po edhe dhunës n’përgjithsi).

About Post Author