L U F T Ë T A R I T R O J E V E E T N I K E
( Hysen Tërpezës).
Moteve larë me gjakë
Frymëzimi vjen magji
Frikë në palcë për horrat
Inspirim për brezni.
Rrugët me të pabesa
Gjarpëri, zvarrë e zvarrë
të ndoqën,larg të ndoqën
trim,o syrgjynar!
Dhe… shtigjeve të lirisë
Nëpër botë marshoje
Luftëtar i Trojeve Etnike
Copëza të Arbërit arnoje.
Kudo në ballë t’furtunës
Flamurtar i parë
Idol i shqiptarizmës
Besnik e atdhetar.
Në yshtje armësh theror
Urtësisht plagët shëroje
Gjuhëshpatë kur thërriste atdheu
Në flamur pararoje.
Anekënd atdheut bëje roje
Guci e gjerë në Prevezë
Për Shqypni Etnike
Luftove , Hysen Tërpezë!
