Luj moj vendit
(skice)
-E mori
-Pa ,po mbahet qefi alamet vajze
-E mori por me gaviç
-A e pe sa asht shndosh?
-Pu pu pu njerz t’marr ,e bajne tjetren me barr, vetem me e nxi .
-Mos ndigjoni ate gojaçen ,tane me barre I ban ajo
-A shperndahna se kena boll pune te shpija
-Prit moj nji here se sa dolen prej deret.
-Alamet femnet ,e ku e ka gaviçin qe nuk po I duket?
-Marshall sa çift I bukur jane
-Mezi ja dhane
-E pse ?
-I merret pak goja.Çifti u afru ka tri grat dhe nusja i pershndeti me kry dhe u buzqeshi
-Edhe e bukur edhe e sjellshme
-Asht me shkolle moj hake ,nuk asht si na me fillore
-Ashtu qe koha ,megjithse nuk na ra keq.Ikim ka shpit tona.Tri grat u shperndan .Diku prej deres sa madhe me qemer dolen dy gra me çarqaf dhe u nisen rruges ka kaloj çifti
-Mos ju afro shume afer -foli njena prej grave
-Do I dal perpara edhe ka mbrapa -foli tjetra
-Njashtu ban une po t’pres ktu te truma e dugajve te reja vetem mos u vono.
-Erdha -foli tjetra dhe fluturoj ,duket ishte ma e re ,trup gjate dhe e hodhe.
Nuk vonoj.-
-He ?-pyeti tjetra me pa durim
-Rrena moj teze ,ajo asht e holle si njale.Mos I besoni ma asaj llafazene-bertiti
-Edhe une kshtu mendova ,se qe ndonji inad me ate familje
-Ti e din moj teze sa kan dasht me e pase dhander te birin e Teofikut-foli ma e reja tuj hjek çarqafin
-Mu mor fryma-thirri e bame si shege ne ftyre.