Lule bliri plot me erë-Afërdita Hadaj


AFËRDITA HADAJ

Erë lule bliri

Vije kur kaloje

Moj çapkëne vogël

Ëmbël më vështroje.

Shtëpinë seç ma kishe

Në mes të Përmetit

Veshur dhe stolisur

Si bijat e mbretit.

Nga guri qytetit

Të pash me dylbi

Mblidhje trëndafila

I fusje në gji.

Desha të afrohem

Të-të çfaq sevdanë

Sepse,fati i bukur

ishte shkruar në ballë.

Në ballkon të shpisë

Dole moj princeshë

Më shastise fare

Trëndafil me vesë.

Gonxhe trëndafili

Nga gjiri i nxore

Simfoni me këngë

Mbi mua dërgove.

Unë ty të dërgova

Tufa manushaqe

Moj aromë e blirit

Shpirtin ç’ma kënaqe.

Supërmen u bëra

Un ato momente

Në kra të rrëmbeva

Moj billonja ime.

Kaltërsive humbëm

Të dy përqafuar

Dashurinë e bukur

Bashkë kurorëzuam.