
ELENI FOTAQI
LULE DIMRAKE( ΧΕΙΜΩΝΑΝΘΟΣ)
Agon në këtë natë
Me rozmari dhe mjaltë
Malet i erëkënd..
I heshtur unë rri vështroj
Këtë baltën e lagur
Pοsi thëngjij t’përflakur
Çdo bukuri më dhëmb..
Një puthje qjellit i kërkoj
Ai m’ jep hi të shumtë
Unë nga e zemrës drugë
Të pritesh dëshëroj..
Kur fletët e derës tund era
Brava bën vajtje- kthime
Një erë fërshëllinte
Po erdhe, mos vono..
Zhvishu e merr nga sytë e mi
Ujë merr e pastrohu
Ndarja gjithnjë kujtohu
Lules dimrake i ngjet..
Banor isha i trishtimeve
Si natën edhe ditën
Të lë mes suferinës
Mes dritës të të gjej..
Dashuria frikën dhe ëndërrat
Darkos para raisjes
Në kishëzën e dhimbjes
Shenjti bëhet çdo shkreti..
Dhe unë një trishtim kërkoj
Më parë se t’ më shënojë
Se dita të perëndojë
E të t’ mohoj sërish..
Shqipëroi nga origjinali: Lefter Shomo K / 463 e.f.α.