Lule e egër me gjemba-Zymer H. Haliti


LULE E EGËR ME GJEMBA

Dukeshe si lule e bukur
dole lule e egër me gjemba
joshje si mollë e ëmbël
e fshihje hidhësinë e helmët.


Dikur ishim miq t’mirë
por ajo miqësi doli në shesh
mbet lule,por e akulltë,e ngrirë
nga larg e josh at që s’të merr vesh.


Shumë ëndrra ishim duke thurrë
hapësirave me ngjyra ylberi
iku ajo kohë e mos u ktheftë kurrë
ajo kohë e dhimbshme epokë vreri.


Tani jam i lirë e jo ëndërrues si dikur
e bëj jetën time në kopshtin tim…
shumë ujë rrodhi nën lumë
që dhembjen tonë e barti në harrim.