Lule manushaqe-Aziz Isak Ahmeti


LULE MANUSHAQE

Lule manushaqe,

zemër më ke mbetur,

Sa e bukur që je

Si ti s’ka tjetër!

Lule manushaqe,

Ti plagë që shëron,

Me vetitë shëruese,

Jetën ma lehtëson.

Sa herë fryn era,

Aromën ta nuhat,

Sa e çiltër je,

Jetën ma zgjat!

Eja sa më parë,

Këtu në kopshtin tim,

Vendosu për jetë,

Tek unë gjen shpëtim.

Natyra të bëri mjeke,

Oh, sa mrekulli!

Kush ta di vlerën,

Kukdeset për ty.