Lule Margarita-Imer Hysa


LULE MARGARITA

Imer Hysa

“Më do s’më do” ne lozëm me petalet e tua,

E ti me gjuhë luleje na fole përjetësisht,

Petaleve të tua shpresat e zemrës i besuan

dashuruarit që të deshën kaq njerëzisht.

Ti mbete, premtim i dashurisë besnike

Kurorë në kokën e të dashurve zemërbardhë,

Vajzat të pagëzuan emrin që në kohë antike

Dhe ti gjerë në ditët tona e tillë ke ardhë.

Lule Margaritë, je simbol i shpresës

Je lule e thjeshtë që fal buzëqeshje,

Me emrin tënd pagëzohen njerëz

Je kurorë dashurie që nuk njeh prehje.

Terë jetën na flet me gjuhën e lules

“Më do smë do” ne lozim me patalet e tua,

Petale që u besojmë shpresat e zemrës

Moj lule e bekuar e njerëzve të dashuruar.