Lule për ty mblodha
Lëndinë më lëndinë
Si vello t’i hodha
Një nga një i gjeta
Dhe i bëra tok
Çoi ato gërsheta
Që , t’i hedh mbi flokë.
Moj vetulla vrar
Syri det i kripur
Që , kur të kam par
Gjumi më ka ikur.
Ç’qënka kjo sevdaja
S’të lënka rehat
Fushë të duket maja
Vuaja bëhet mjaltë.
Si xhinde më çmënde
O moj ëngjëllore
Me bukurinë tënde
Mëndjen time more.
Me nazet e tua
Ndjenjat , ti m”i zgjove
Ti i bën për mua
O moj lajkatore.
Akullin e theva
Të kapa prej dore
Mëndjen ty , ta bleva
E pashë , që më doje.
Të putha në sy
Dhe buzët e tua
Siç bëra me ty
Bëre ti me mua.
S’ngopesha s’të pari
Lule mali ishe
Ç’të bëja i vrari?
Mjaltë dhe aromë kishe.
