
Lule u mbolla farë,mendova si kur te ishit një jetë.U dija ngjyrën,poziconi që duhej për t’u rritur drejté.Çdo mëngjes , dielli t’u jap puthjen e petalet hapen ngadalë,sikur nuk kanë patur frikë që kanë kaluar natën në errësirë.Kujdesem për plehun që të ushqehen rrënjët,ilac ndaj insekteve,një krasitje e lehtë pér t’qenë gjithmonë në formë.E s’mund t’harroj ujin,pa të s’do ishin as lulet as fryma njerëzore.
E kur rriteni,lulëzoni,aroma juaj përhapet…
Unë vij afër jush,flas e ju më dëgjoni ,sikur rriteni me shume sepse kuptoni dashuriné time.
Pastaj fluturat dhurojné spektakel nga njera-lule tek tjetra.
Aty mes jush e humori ndryshon ,forca e energjisë së tokës siduket vendos një ekulibër të ri.