Lulet sekrete
Përmes dyerve harkore të gjëra
Hyre ne kopshtin e luleve të mia
Të lejova që të kënaqesh me aromën
E luleve sekrete, akoma pa i parë kush.
Një nga një duke u a vjedhur aromën e beharit
E duke i këputur pipat e njomë pa e pa dritën
Eh unë e shkreta me se mundime i kam vaditur
Me poezi i kamë rritur,bukuri për të shëndritur.
Si në përrallat e oborreve mbretërore të marrën hije
Me llojshmërinë e aromave,princin tim t’a magjepsin
Ore djalë,mos i shkelë lulet e mia që askush si ka parë
Ore i marrë, që ke nisur me u sjellë në kopsht vërdallë.
Nuk e ke hijen e princit,por e ke hijen e urithit pa sy
Dërmues i bukurive, bukuria ka me t’i qorrue sytë
I shfrenuar nga ndërgjegjja, i zhveshur nga njerëzimi
Shpellar, gurët e rrënojat për ty janë bukuri
Ik në vetmi, në shpella atje është vendi për ty.
