Lulëzime Malaj-Irma KURTI– Një emër për t’u lexuar dhe vlerësuar…

Irma KURTI– Një emër për t’u lexuar dhe vlerësuar…

Rreth vëllimit me poezi “Shelgu lotues” botuar nga Shtëpia Botuese ADA, Tiranë.

Para pak kohe më erdhën me postë katër libra të poetes dhe shkrimtares së mirënjohur Irma Kurti, gazetare, përkthyese, gjithashtu autore e qindra teksteve të këngëve të muzikës së lehtë. Këto libra, që e zbukuruan bibliotekën time personale, unë i konsideroj një privilegj.

Fillova së pari të lexoj vëllimin me poezi “Shelgu lotues” botim i Shtëpisë Botuese ADA, kushtuar Nënës së saj të shtrenjtë, Sherife Mezini – Kurti, që është larguar përgjithnjë nga kjo botë. Poezia që i jep titullin këtij libri, pra “Shelgu lotues” është fituese e çmimit të parë absolut në seksionin e gjuhës së huaj në konkursin letrar ndërkombëtar “L’arte in versi” 2022, në Jesi, Ancona të Italisë.

Librin e përshkon, si një trajektore në gjithë spektrin e gjeografisë së tij, një stuhi shpirti, trandje e përjetuar, një dramë tronditëse, e derdhur në vargje. Siç thotë vetë autorja: “Unë nuk dua ta kujtoj Nënën me fraza standarte, të ftohta e pa emocion, por përmes poezisë, sepse të gjitha brengat, vuajtjet dhe dëshpërimin për ikjen e saj i kam derdhur në vargje dhe ato reflektojnë, si në një pasqyrë, trazirat e shpirtit tim.”

Shumëçka në këtë vëllim është shprehur figurativisht, me një stil specifik lakonik. Poezitë janë të trajtuara në mënyrë krejt të thjeshtë, por mjaft të ndjera, sa spontane po aq edhe pontenciale dhe të shkruara me mjeshtëri.

Pasazhe sa të dhimbshme aq të mrekullueshme

Kur arti i bukur qëndiset me gjakun e zemrës të çon në një dimension rrëfyes që përcillet në mënyrë të magjikshme. Lexon mesazhe që të emocionojnë së tepërmi. Lirikat janë sa të dhimbshme, po aq të ndjera e të bukura dhe ngjallin emocion në çdo gërmë e varg. Në to lundrojnë ndjesi ëmbëlcake e delikate siç është raporti Nënë – Fëmijë, ndjenja më sublime, dashuria pa kushte, më e fuqishme dhe më e çmuar e njerëzimit. Ndërthurja e vargjeve me tone herë të buta e herë shpërthyese deri në kupë të qiellit të drithëron, të emocionon deri në përlotje. Po shkëpus nga vëllimi disa vargje:

Gabimisht

Në këtë rrëmujë kërkoj shpëtim

nga njerëzit me bluza të bardha.

Thërras, por askush s’më dëgjon,

Shpirti trishtimin dot s’e mbaka.

Kalojnë, nuk të hedhin as sytë.

Gati thërras: “O njerëz pa shpirt”

Ata që i shohim si shpëtimtarë,

këtu “mjekë” quhen gabimisht.

Nëna, përveçse nënë, që i dhuron jetë një jete është shoqja më e mirë, njeriu më i shtrenjtë mbi tokë. Me ikjen e saj ikën gjysma e zemrës, ikën fëmijëria, ikin dhe sekretet që ajo mban në kasafortën e zemrës.

Pena delikate dhe e konsoliduar tashmë ndër vite e shkrimtares së talentuar Irma Kurti, na përcjell figurën njerëzore të nënës së saj të shtrenjtë, kaq origjinale dhe të sigurt nga ana artistike. Autorja na sjell imazhe jete, vuajtjen, mundimin, dashurinë e pakufi, adhurimin për atë, NËNËN!

Ky libër të nxit ta lexosh deri në fund me ndjesinë e vargjeve dhe origjinalitetin e tyre. Në to përshfaqet një ndjenjë tragjizmi, dramaciteti që përcillet tek lexuesi përmes notash që rrëzojnë qiej e përplasin planete, që të ngjallin fantazinë dhe imagjinatën me forcën e tyre.

Figurat letrare lindin në mënyrë krejt të natyrshme, spontane, krijojnë situata që të mbeten gjatë në mendje. Mendimet metaforike, unike, për nga bukuria estetike-artistike, kompozicioni, vërtetësia e tonit e bëjnë kaq të veçantë dhe origjinale atmosferën e kësaj përmbledhjeje poetike.

I trembem ikjes së viteve

Unë i trembem ikjes së ditëve-

rrjedhin të çmendura, me vrap.

Unë i trembem ikjes së Nënës-

humbje më të madhe nuk ka!

Ju më kishit thënë se kishte Zot,

e zhgënjyer jam dhe e pashpresë.

Mirësitë e saj u zhdukën në hiç,

Nuk besoj më askund e në asgjë!

Janë lirika të mrekullueshme edhe pse të trishta që kumtojnë kaq ëmbël muzikalitet, ndjesi plot jetë; një penë e fuqishme që e përcjell mesazhin me emocion, mall e thellësi mendimi… me frymëzimin më të arrirë, që shquhet për nga thjeshtësia mahnitëse, monologu plot jetë – një stil si ai i shkrimtarit të shquar, Hemingway përmes përshkrimit të protagonistëve të veprave të tij, luftëtarë të paepur, me dinjitet, krenarë, përballë situatave të ndera që përjetojnë.

Portreti yt në kornizë

Përballë apartamentit tonë të ri

parku shtrihet si qilim i blertë.

Hera herës trishtimi më mbulon

kur me dashurinë time shkoj atje.

Sa doje të më shihje të lumtur

do të jepja gjthçka të ishe këtu!

Më pe të zhgënjyer, në kërkim

të ëndrrave që nuk i arrita kurrë.

Këtu do vendos TV, atje divanin,

eja e më jep një mendim, ku je?

Për kuadrot në mure, për mobiliet

Për lulet, për ngjyrën e perdeve.

Përgatis çantat, në heshtje vendos

dhuratat e tua; plot vite më parë

I ruajte për këtë ditë që s’e arrite

me përkushtim, si më i rralli thesar.

Falë talentit dhe punës së madhe të saj plot pasion, temperamentit luftarak, vizionar, në udhën e bukur, por dhe të vështirë të artit bashkëkohor, Irma Kurti ka botuar 25 libra në shqip, 17 libra në italisht, 8 libra në anglisht. Ajo është përkthyese gjithashtu e 11 librave të autorëve të ndryshëm.

Krijimtaria e saj është vlerësuar me mbi 70 çmime në arenën ndërkombëtare, dhe e përfshirë në shumë antologji kombëtare e ndërkombëtare. Në 2013 fitoi çmimin ndërkombëtar “Universum Donna” për letërsinë dhe emërtimin “Ambasadore e Paqes” nga Universum Academy dhe Universiteti i Paqes në Lugano, Zvicër.

Në vitin 2020, për kontributin në fushën e poezisë, nderohet me titullin “Akademike dhe Presidente Nderi” e Enciklopedisë Poetike Italiane.

     Në 2021 nderohet me çmimin “Liria” nga Komuniteti Arbëreshë në Itali. I akordohen çmimet “Leonardo da Vinci 2021” dhe “Giacomo Leopardi” nga Shoqata Kulturore “Chimera” në Lecce. Në vitin 2022 nderohet me çmimin “Ambasadore Evropiane” për arritje të rëndësishme në fushën e letërsisë. Në të njejtin vit emërohet Ambasadore për Shqipërinë nga Akademia e Arteve dhe Shkencave Filozofike në Bari.

Intelektuale, me një gamë të gjerë në kontributin e letrave shqipe dhe në botë, “Ambasadore e Paqes”, një nga autoret më të sukseseshme të afirmuara në panteonin e fjalës së bukur shqipe në Shqipëri dhe në Botë, që na bën krenarë! Së fundi librat e saj janë botuar në Kanada, Kamerun dhe në Filipine në gjuhën angleze dhe franceze dhe ato pa dyshim do të pasohen nga libra të tjerë të mrekulleshëm e të suksesshëm… I uroj poetes Irma Kurti, përmes këtij shkrimi modest, suksese të pafundme në krijimtarinë e saj unike e të dielltë!   

Lulëzime Malaj

About Post Author