Lulëzime Malaj:Dy të dashuruar


Dy të dashuruar

Në një park krejt të bleruar,
Ata dy, takoheshin nën një qershi,
Për karshi një neon me kapel’
Iu buzëqeshte ngrohtë, si zotëri!

Por, pas ca kohe nuk i pash më,
Në pemë mbetën vetëm inicialet,
Neoni e ka humb’ kapelën,
Syri si spazmë – ndizet e falet!

Dhe pema ka vite që s’bleron,
Ndoshta, ndaj rri e pikëlluar;
Ëndërron t’i çel sërish petalet,
Kur t’i shoh ata dy të dashuruar!
———————————–

Lulëzime Malaj
Marr nga libri im “Prelude dashurie” 

About Post Author