Lulja e çelur-Zymer H.Haliti


(Kur dashuron poeti…)

Një lule kishte çelur në mjedis t’luadhit

Rritej çdo ditë nën rrezet e arta të diellit

Ajo e vetme, po priste duartë e një djalit

Ishte shume e bukur e kuqe si bojë qielli.

Vitet vinin e iknin ajo qëndroi në pritje…

Se një ditë do ta këpuste dora e mbarë

Bëhej e bukur shumë dhe fletët i lëvizte

Bashkë me rrezet e diellit si margaritarë.

Një ditë atypari një djalë kaloi

Ecte lirshëm duke shikuar përreth…

Papritur drejt lules shikimin drejtoi

Dhe për pak çaste afrohet ta prekë…

Bukuria e saj dhe aroma e mahnitur

E bën djalin që mendjen ta humbiste

Këtë çast të bukur ka kohë kishte pritur

Nëpër rrugët e jetës gjerësa po shëtiste

E këputi atë lule dhe e dërgoi në shtëpi

I dha një vend meritor në familjen e tij

Çdo ditë e shikon kujdeset me respekt

Dëshirojnë të lumtur

të kalojnë këtë jetë.