Lulja e diellit -Gezim Llojdia


1.
L-ulja e diellit.
Kokëunjur.Fytyrëverdhë në muzgun e thepisur.
Jeta e saj.Një stinë zgjatë.Pastaj e gremisur.

2.
U-ra me diellin.
Mirëmëngjes!
Fushë e verdhë,fushë e heshtur.
Kokëverdha në rrjeshtë .Rrisku i diellit .I këputi në mes.
Qëndrimi :Gati- t’hu:kokë-kthe në lindje të diellit!
Mirëmëngjes!
Ky korpus ushtarësh, si shtergët e ngrirë,në pranverë.
Rikthim,qivurësh të verdhë.
3.
L-uledielli.
Heliotropizmi.
Dhe zhaurima e shiut.Plagë zemre.Buisje.Blerimi.
Soditja diellore. E kyçur në përfundim të lulëzimit.

4.
E-ra.Dhe lulja e diellit.
Frigon.Rrëzon.Tërbon.Tregon.Madhështinë.
Bleta.Pllenimi i lules së diellit.Trubullirë stuhish.
Lulëzimi.Nga periferia në qëndër.Gjethëria e këmbyer.
Dhe flokët, që rriten.Biondinë,moj ç’biondinë!
5.
D-ielli.
Duke rrëzuar hënën.Hyri te syri.Dhe ajo vrapoi.
Ardhja në suazën gjelbërore.Erdhi ditëshkurtëra.Ditëgjata.
Kodi gjenetik :2n=34 kromozone.Medalion ushtarak.
Divizioni dritëdashës.Formëzimi :lule+diell.E zbritur nga qielli.
Kështu në vite të afërta dhe të largëta.Frikësuar nga nata.
Ç’më sjell ndër mënd. Një fushnajë të paanë.

6.
I-kanake.
Zbritur tek dielli.Përndryshe,një ditë vjeshte e vdekur.

Mbetet hiri.Pasqyra jote na rrëfen:lëndën e Zotit.
Ari i distiluar.Nga kufoma e saj e tretur.
Zhaurimë bletësh.Pikon nektari.Në thelbin e zemrës.

7.
E-ndritçme,fytyra.Shëmbëllim i arit.Ndrit pasqyra.
Tek shpirti i diellit.Fryma. Rrezet e saj të verdha.
Flokëarta.E zbritur nga qielli.Buisur nga natyra.

8.
Ll-aftaria e tremb .Shiu e lag.Mjegulla dhe moti i zënë.
Kohë e prapë.Piktura.E Van Gogut.Një filiz i lartë.
Vellot e mëngjesit. Rrezet e diellit.Dhe një disk i artë.