Gezim Llojdia

L-ulja e diellit.
Kokëunjur,
fytyrëverdhë në muzgun e thepisur.
U-ra me diellin.
Mirëmëngjes!
Fushë e verdhë,
fushë e heshtur.
Kokëverdha në rreshtë .
Qëndrimi :kokë-kthe në lindje të diellit!
Mirëmëngjes!
Ky korpus ushtarësh si shtergët e ngrirë,
në pranverë.
Rikthim,qivurësh të verdhë.
L-uledielli.
Heliotropizmi.
Soditja diellore e kyçur në përfundim të lulëzimit.
E-ra.
Bleta.Pllenimi i lules së diellit.
Lulëzimi.
Nga periferia në qëndër.
Gjethëria e këmbyer.
D-ielli.
Ardhja në suazën gjelbërore.
Erdhi ditëshkurtëra.
Ditëgjata.
Kodi gjenetik
:2n=34 kromozone.
Medalion ushtarak.
Divizioni: dritëdashës.
Formëzimi :lul+diell.
I-kanake.
Zbritur tek dielli
Përndryshe,një ditë vjeshte e vdekur.
Pasqyra jote na rrëfen:
lëndën e Zotit.
E-ndritçme,fytyra.
Shëmbëllim i arit.
Ndrit pasqyra.
Tek shpirti i diellit.
Jeta.
Rrezet e tij të verdha,
flokearta.
Foto nga piktura e Van Gogut.