Lulja më e bukur , rinia shqiptare …
Lulet mbushin vëndin
Në fusha në male
Lulja më e bukur
Shoh fushat , që jajnë
Malet , që rënkojnë
Se lulet , që mbajnë
Lulet , po kërkojnë.
Shoh vëndet e mia
Lulet bër det
Por , lule rinia
Vyshkur në kurbet.
Doja ta shikoja
Dhe lule rininë
Këtu , ku është soja
Përmbi trendelinë.
Dua , që një ditë
Në male , në fusha
Kur , unë të hedh sytë
Të shoh djemë dhe çupa.
Rinia të mbetet
Lule , s’do këputur
Në gjithë vilajetet
Është lulja m’e bukur.
Dua të vaditet
Me ujë nga buronja
Se këtu , ku rritet
Ì shtohet aroma.
Bashkë me këto lule
Që , ka dhënë nnatyra
Dua të shoh nure
Dhe nëpër fytyra.
Siç ndriçon rrufeja
Ta shoh unë rininë
Të rinjë dhe të reja
Në gjithë Shqipërinë.