Lulja-Petraq Kote


Petraq Kote

Lulja

Te port’ e shtëpisë s’ vjetër,
një lule kishte mbir,
Askush s’ e pat vënë re,
at’ rritje- harb të dlirë.

Kish çelur, kish farzuar,
kish dehur vendin rreth,
ahere kish vjeshtuar…
sot era mbi ‘të breth.

Pikērisht tek port’ e vjeter,
mbështetur qe ajo,
sikur kishte trokitur
e thirrur: Ti, më do?!

Ia mora farërat lules,
i futa në shami,
që kur të shkel pranvera,
ta mbjell tek kopësht’ i ri.

N’ at’ kopësht që lirova,
për lulet q’ u penduan,
u kthyen dhe në shpirt,
trokitën, më kërkuan…

@kotepetraq
Tiranë